0.1 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Murati u kërkon komunave t’ua falin “një pjesë të tatimit në pronë” tatimpaguesve

- Advertisement -

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u ka kërkuar komunave të Kosovës që të ndjekin shembullin e Graqanicës, Obiliqit dhe Drenasit dhe t’u falin nga 100 euro të Tatimin në Pronë qytetarëve, në mënyrë që “t’u lehtësohet barra tatimpaguesve”.

Murati u shpreh se “deri në fund të muajit gusht 2023” komunat nga tatimi në pronë kanë mbledhur 35 milionë euro, sipas tij, rreth 500 mijë euro më shumë të mbledhura për komplet vitin 2022.

Reagimi i Muratit:

Graçanica, Obiliqi, dhe Drenasi janë komunat për të cilat në javën që po lëmë pas është raportuar se kanë miratuar faljen e një pjese të barrës së tatimit në pronë, ashtu siç e mundëson ligji i ndryshuar për tatimin në pronë.

Si Qeveri, kemi hartuar ligjin e ndryshuar, dhe ligji është miratuar në Kuvend.

Një mundësi të tillë për të lehtësuar barrën e tatimpaguesve e patën kërkuar pothuajse të gjitha komunat. Tani, u takon komunave të vendosin nëse duan ta shfrytëzojnë këtë mundësi ose jo.

Deri në fund të muajit gusht 2023, nga tatimi në pronë komunat kanë mbledhur mbi 35 milionë euro, që e tejkalon me rreth 500 mijë euro nivelin e mbledhur për komplet vitin 2022.

Marrë parasysh këtë performancë të mirë, i inkurajoj edhe komunat tjera që të shfrytëzojnë mundësinë e faljes së një pjese të tatimit në pronë që të lehtësojnë barrën e qytetarëve, para datës 15 shtator 2023, kur edhe përfundon afati ligjor.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit