-4.7 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Murati tregon se kur mund t’i marrin 100 eurot shtesë pensionistët dhe fëmijët

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë detaje për vendimin e sotëm të Qeverisë për të ndarë nga 100 euro shtesë për pensionistët dhe fëmijët për fundvit.

Pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për medie, ai ka thënë se shpërndarja e këtyre mjeteve do të bëhet në ditët në vijim.

Sa i përket këtyre dy masave nuk ka nevojë të bëhet aplikim për ata që janë ekzistues në skema. Pra, të gjithë pensionmarrësit këtë të premte do ta marrin pensionin e rregullt, kurse pastaj në ditët ne vijim pas përgatitjeve teknike do të njoftohen se kur do të bëhet edhe procedimi i transferit të shtesës së njëhershme prej 100 euro”, ka thënë ai, duke shtuar se njëtë do të jetë edhe për fëmijët.

Ngjashëm edhe për të gjitha nënat dhe prindërit që marrin shtesa për fëmijët do të njoftohen me kohë gjatë ditëve në vijim se kur do të procedohet shtesa prej 100 euro e njëhershme për të gjithë fëmijët në kuadër të skemës se rregullt që marrin për shtesat për fëmijët. Dhe transferi bëhet në llogarinë ekzistuese, pra nuk ka nevojë të bëhen ndryshime tjera”, ka thënë Murati.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit