4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Murati thotë se nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se nga një korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se sot është nënshkruar marrëveshja në lidhje me këtë çështje.

“PS. Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi.” – ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Nga data 1 korrik fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën.

Bashkë me Ministrin Sveçla, Guvernatorin Ismaili, dhe BKS-në, sot kemi nënshkruar edhe marrëveshjen e cila operacionalizon subvencionimin nga Qeveria të policës kufitare për bashkatdhetarët tanë.

Duke filluar nga e hëna, me datë 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.

Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri 1 muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.

Mirësevini në vendlindje!

PS. Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit