Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka komentuar debatin e mbrëmshëm ndërmjet kryetarit aktual të Prizrenit, Shaqir Totajt dhe bashkëpartiakut të tij kandidat për kryetar të kësaj komune, Artan Abrashit.
Murati dhe se kolegu i tij në parti e “deklasoi” Totajn.
“Mramë vonë e shikova debatin pë Prizrenin, dhe ajo çfarë pashë ishte një ‘meltdown’ total i Shaqir Totajt përballë Artan Abrashit. Thjesht përjetoi deklasim që do të mbahet gjatë në mend. Totaj vërehej se ishte në siklet të madh, dhe nuk arriti në asnjë moment të vetëm të shquhej për diçka. Dukej sikur shpëtimin e vetëm e kishte tek minutat që përfundonin, e shpesh i ndodhte që i tepronte edhe koha sepse s’kishte çfarë të thoshte”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Ai tha se dyshon që Totaj del në debat sërish.
“Abrashi në anën tjetër shihej se i kishte analizuar të gjitha problemet e Prizrenit dhe kishte shkuar në debat i pajisur me fakte e dëshmi. Situatë epike ke momenti kur e pyeti Totajn se pse kishte paguar një ulëse parku për 1,700 euro, kur vetë Totaj e kishte akuzuar Haskukën sa ishte kryetar se po paguan ulëse parku 900 euro, e që për Totaj 900 euro ishte konsideruar e shtrenjtë. Ky debat i mbrëmshëm e bëri të qartë se pse Shaqir Totaj paska qenë i vetmi kandidat nga të gjtiha komunat që nuk kishte pranuar të marrë pjesë në debate. Dyshoj që del edhe njëherë në debat”.






