28.1 C
New York
Sunday, October 5, 2025

Buy now

Murati: Suficiti për vitin 2025 në Prishtinë pritet të kalojmë mbi 50 milionë euro

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka kritikuar kryetarin Përparim Rama për suficit të buxhetit komunal të Prishtinës ndër vite.

Ai në një postim në Facebook ka publikuar shifrat e buxhetit të pashpenzuar të Komunës së Prishtinës – gjithsej 136 milionë euro, prej tyre 49 milionë në vitin 2022, 53 milionë në vitin 2023 dhe 34 milionë në vitin 2024, teksa për vitin 2025 i cili ende nuk ka përfunduar, me shumë gjasë  sipas tij, suficiti përsëri do ta kalojë mbi 50 milionë euro.

“Secilin vit të qeverisjes janë me dhjetëra miliona euro që i kanë tepruar të pashpenzuara dhe i ka kthyer mbrapa, por Përparim Rama ankohet që s’ka pasur buxhet dhe qeveria e paska diskriminuar. Është marre për një kryetar t’i kthejë 50 milionë euro të pashpenzuara në fund të vitit, përderisa ke probleme me bërllok, qentë endacakë, mungesë të çerdheve e infrastrukturë të pakompletuar”, ka thënë Murati.

Kujtojmë, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal e thirrur në shtator nga kryetari Rama për buxhetin 2026 dështoi të mbahej në mungesë të kuorumit. Rama vazhdimisht ka akuzuar pushtetin qendror për bllokim të buxhetit.

Të ngjashme

Të fundit