19.9 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

Murati: Sot u vërtetua opozita po përdor taktika bllokuese

- Advertisement -

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka akuzuar opozitën për bllokimin e formimit të institucioneve, duke thënë se qëllimi i saj është rikthimi i një qeverisjeje të ngjashme me atë të vitit 2019.

“Tashmë çdo gjë është e qartë – u vërtetua sot se në Kosovë janë dy blloqe. Ata janë të interesuar ta bllokojnë vendin. Me 8 prill kishin thënë se do të votojnë dhe nuk do ta bllokojnë seancën, por sot, përkundër ndryshimit të kandidatit, qëndrimi mbeti i njëjtë,” tha Murati.

Ai theksoi se kjo është dëshmi e qartë se po përdoren taktika bllokuese, me synim kthimin në një qeverisje ku përfshihej edhe Lista Serbe.

“Tashmë çdo gjë është e qartë, u vërtetua sot – në Kosovë janë dy blloqe, këta janë të interesuar ta bllokojnë vendin. Me 8 prill kishin thënë se do të votojnë dhe nuk do të bllokojnë seancën. Kur ne propozuam, tha: jo, Albulena nuk bën. Deri më sot kemi pasur këtë qëndrim. Sot e patë që, përkundër faktit që u ndryshua kandidati, është situatë identike, pavarësisht kandidatit. Kjo është dëshmia që kemi të bëjmë me taktika bllokuese. Qëllimi i tyre është ta kthejnë një qeverisje të vitit 2019, kur ka qenë edhe Lista Serbe.”

Të ngjashme

Të fundit