0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Murati: Shteti kandidat për antarësim pas sulmit terrorist, çfarë do të bëjë në lidhje me këtë BE?

- Advertisement -

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka komentuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçant.

Më konkretisht, ministri Murati ka folur për pamjet e kapura nga droni të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, gjatë ditës së sulmit në veri.

Me anë të një postimi në platformën X, ai e ka pyetur BE-në se çfarë do të bëjë pasi shteti kandidat për anëtarsim, Serbia qëndron pas sulmit terrorist në Kosovë.

Dëshmi të pakundërshtueshme se Serbia, kandidatja kryesore për në BE, qëndron pas sulmit terrorist të së dielës në veri të Kosovës – pamjet me dron tregojnë mikun e Vuçiqit duke udhëhequr grupin terrorist. Pyetja që mbetet është: Çfarë do të bëjë BE-ja për këtë”, ka shkruar Murati.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit