7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme që funksionon për problemin shqiptaro-serb

- Advertisement -

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se Kosova e ka humbur një shans të mirë duke mos i dhënë përkrahje idesë së ripërcaktimit të kufijve.

Madje, neglizhimin e Kosovës ndaj kësaj ideje, Murati e ka quajtur “turp”, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se ky projekt mund të kthehet sërish në tavolinën e bisedimeve, sepse përpjekjet tjera sipas tij do të dështojnë në process.

Postimi i Muratit:

Ne e kemi futur veten me këtë qasje në rrugë qorre. E kemi lëshuar për turpin tonë rastin historik të zgjidhjes së problemit shqiptaro-serb, përmes ripërcaktimit të kufijve. Pse kam besim që kthehet ky projekt? Sepse përpjekjet e tjera do të dështojnë në proces. Asociacioni do të dështojë në implementim nëse synohet realizimi i tij. Në fund të fundit nuk ka zgjidhje tjetër e cila do të funksiononte në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit