2.7 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Murati reagon ndaj deklaratës së O’Brien: Patjetër që koordinohemi e konsultohemi me partnerë

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pas deklaratës së O’Brien se meqenëse Kosova nuk po e trajton Amerikën si partner, as ata nuk do ta trajtojnë Kosovën si partnere.

“Duhet theksuar që vendimi është marrë nga BQK-ja në dhjetor të vitit të kaluar dhe ka hyrë në fuqi më 1 shkurt të këtij viti. Ne patjetër që konsultohemi, koordinohemi dhe kemi parasysh të gjitha aspektet sa i përket qëllimit që synon të arrij rregullorja e miratuar e BQK-së. Të gjithë partnerët ndërkombëtarë janë njëzëri që e mbështesin deri në fund”, ka thënë Murati.

Ai shtoi se problemi nuk është rreth vendimit të BQK-së, por për periudhën tranzitore të saj.

Gjithashtu, ai theksoi se sipas tij, është Beogradi ai që “krijon mjegull” rreth kësaj situate dhe ceku që është krejtësisht ligjore.

“Nuk ka dilema, as kurrfarë dallimi sa i përket qëllimit që duam të arrijmë, i vetmi dallim është sesi të dallohet periudha tranzitore. BQK është e angazhuar tej mase për të ofruar përgjigje sa i përket shqetësimeve të ngritura dhe propagandës së disa prej elementeve nga Beogradi që të krijojnë mjegull ndaj një çështje teknike dhe krejtësisht ligjore”, ka shtuar më tutje ai. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit