Home Lajme Murati publikon të dhënat dhe ‘thumbon’ ish-pushtetet: Kosovës po i shtohen nga një miliard euro çdo vit

Murati publikon të dhënat dhe ‘thumbon’ ish-pushtetet: Kosovës po i shtohen nga një miliard euro çdo vit

0
Murati publikon të dhënat dhe ‘thumbon’ ish-pushtetet: Kosovës po i shtohen nga një miliard euro çdo vit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, me anë të një info-grafike të publikuar në Facebook, ka vënë në pah dallimet e gjendjes ekonomike të Kosovës ndër vite, duke filluar prej vitit 2016 e deri më tani.

Ai shprehet se me qeveritë e kaluara duheshin tri vite për t’ia shtuar ekonomisë 1 miliardë euro vlerë.

Ndërkohë sipas tij, tashmë me me Qeverinë Kurti, ekonomisë së vendit i shtohet nga një miliard euro për secilin vit të qeverisjes.

“Krejt kjo përkundër krizave globale të madhësisë që bota nuk i ka parë në shekullin e fundit”, shkroi ai në Facebook.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10160856464480522&id=503470521&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version