7.6 C
New York
Friday, February 14, 2025

Buy now

Murati për konkursin për drejtor të ATK-së, presim ligjin për shërbyesit civil

- Advertisement -

Zgjedhja e drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ka mbet peng i ligjit për Zyrtarët Publik, ligj ky që opozita e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësim të kushtetutshmëri.

Ministri i Financave Hekuran Murati, në konferencë për media ka thënë se para një viti është hap  konkursin për drejtor të ATK-së, duke u bazuar në ligjin për ATK-në dhe procedurat për ATK  i cili parasheh që të hap procedurat dhe të rekruton stafin e ATK-së. Por sipas tij  ka qenë ndërhyrja e Këshillit të pavarur për shërbyesit civil, që ka konstatuar që hapja e konkursit nuk do të duhej të bazohet në ligjin e veçantë për ATK-në , por duhet të merret parasysh ligji për zyrtarët publik.

“Siç e dini ligji për zyrtarët publik ka kaluar në Kuvend, dhe pritja ka qenë nga ana jonë që përmes atij ligji të vazhdojmë me shpalljen e konkursit të ri për ATK-në. Pra siç jeni në dijeni ligji është dërguar në Gjykatë Kushtetuese, nga partitë opozitare njësoj siç po na ndodh me shumicën e ligjeve që parashohin reforma”, tha Murati. Rreth një vit ka që ATK-ja udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës Ilir Murtezi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit