Zgjedhja e drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ka mbet peng i ligjit për Zyrtarët Publik, ligj ky që opozita e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësim të kushtetutshmëri.
Ministri i Financave Hekuran Murati, në konferencë për media ka thënë se para një viti është hap konkursin për drejtor të ATK-së, duke u bazuar në ligjin për ATK-në dhe procedurat për ATK i cili parasheh që të hap procedurat dhe të rekruton stafin e ATK-së. Por sipas tij ka qenë ndërhyrja e Këshillit të pavarur për shërbyesit civil, që ka konstatuar që hapja e konkursit nuk do të duhej të bazohet në ligjin e veçantë për ATK-në , por duhet të merret parasysh ligji për zyrtarët publik.
“Siç e dini ligji për zyrtarët publik ka kaluar në Kuvend, dhe pritja ka qenë nga ana jonë që përmes atij ligji të vazhdojmë me shpalljen e konkursit të ri për ATK-në. Pra siç jeni në dijeni ligji është dërguar në Gjykatë Kushtetuese, nga partitë opozitare njësoj siç po na ndodh me shumicën e ligjeve që parashohin reforma”, tha Murati. Rreth një vit ka që ATK-ja udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës Ilir Murtezi.