Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po shkakton një “krizë artificiale” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
Këto deklarata ai i ka bërë në Pressing, ku u shpreh se institucionet e vendit janë funksionale.
“Jemi të shqetësuar sepse, me këtë dekret kundërkushtetues, që është tejkalim i kompetencave të përshkruara në Kushtetutë, po shkaktohet një krizë artificiale. Në një situatë ku ke parlament funksional, ku ke qeveri funksionale, ke edhe president madje funksional, me mandat edhe një muaj, por pas një muaj prapë nuk ka vakum institucional, në një situatë të tillë po e vendos një dekret dhe po thu ‘’unë e shpërndaj Kuvendin, qeverinë e bëjë në detyrë, edhe presidenti ndoshta edhe s’mundet me u zgjedh, po shkojna në zgjedhje’’, ka thënë ai.






