19.7 C
New York
Friday, June 27, 2025

Buy now

Murati për aktgjykimin: Gjykata s’ka thënë që votimi i fshehtë është në kundërshtim me Kushtetutën

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka komentuar sërish aktgjykimin e Gjykayës Kushtetuese, duke thënë se rikonfirmon që pozicioni i tyre ka qenë parimor.

Ai u shpreh se Kushtetuesja nuk ka thënë që votimi i fshehtë është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Po besoj që dje aktgjykimi i ri i Gjykatës Kushtetuese i cili rithekson atë çfarë është thënë në aktgjykimin e vitit 2014, por edhe në atë çfarë kemi thënë nga 15 prilli, vetëm sa i rikonfirmon që në vazhdimësi pozicioni ynë ka qenë parimor dhe ka qenë i bazuar në aktgjykimin dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Te konstatimet i kemi dy pika, në asnjërën prej tyre Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë që votimi i fshehtë është në kundërshtim me Kushtetutën, siç po tentohet të prezantohet gabimisht dhe rrejshëm nga opozita. Në asnjë pikë të këtij vendimi nuk thuhet një gjë e tillë”, u shpreh ai

Të ngjashme

Të fundit