15 C
New York
Monday, November 3, 2025

Buy now

Murati: PDK dhe LDK po refuzojnë të krijojnë Komisionet Parlamentare

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka hedhur fajin te PDK dhe LDK në lidhje me buxhetin e 2026-ës por edhe atë të tri komunave dhe RTK-së.

Murati ka shkruar se mund të ketë zgjidhje të përkohshme që mundëson tejkalimin e ngërçit por që për këtë duhet vullnet politik nga ana e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

“Krejt çfarë duhet për ekzekutim të buxhetit për RTK-në është vendimi i Komisionit Parlamentar për Buxhet. Me atë vendim, Thesari i shtetit brenda ditës e ekzekuton transferin e mjeteve, siç edhe e bën çdo herë. Mirëpo PDK dhe LDK po refuzojnë të krijojnë Komisionet Parlamentare, e rrjedhimisht po i lënë pa buxhet RTK-në, komunat e Prishtinës, Gjilanit, dhe Zubin Potokut, siç dhe po rrezikojnë miratimin e buxhetit për vitin 2026. Argumenti se komisionet parlamentare nuk mund të formohen sepse ende nuk dihet kush është pozitë dhe kush opozitë, nuk qëndron”, ka shkuar Murati në “facebook”.

Ai madje tregon si mund të formohen edhe komisionet.

“Kuvendi mund të formojë fillimisht vetëm komisionet e përhershme: për buxhet, për legjislacion, për integrim evropian, dhe për të drejtat e komuniteteve. Këto komisione do të mjaftonin që të shqyrtoheshin të gjitha çështjet emergjente si buxheti dhe plani i rritjes i BE-së. Kurse komisionet tjera, të cilat me formulë i takojnë opozitës, por edhe ato që mbikqyrin dikastere përkatëse të ekzekutivit, mund të formohen tek kur të ketë qeveri fuqiplotë dhe të dihet kush është pozita e kush opozita. Deri atëherë, mund të ketë zgjidhje të përkohshme që mundëson tejkalimin e ngërçit. Vetëm duhet vullnet politik nga ana e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së”, përfundon shkrimi i Muratit.

Të ngjashme

Të fundit