14 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Murati: Opozita nuk e ka hallin as te qytetari e as te shteti, por diku tjetër

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka kritikuar opozitën për mosvotimin e anëtarëve të bordit të Trustit sot në Komisionin Parlamentar për Buxhet.

Sipas tij, kjo dëshmon se opozita nuk e ka hallin as te qytetari e as te shteti, por diku tjetër.

“Para disa muajsh opozita bënte alarm e shpërndante panik se si gjoja mjetet e Trustit po rrezikoheshin për shkak të mungesës së bordit. E njëjta opozitë sot në Komisionin Parlamentar për Buxhet pamundëson kuorumin dhe votimin e anëtarëve të bordit të Trustit pa kurrfarë arsye. Kjo është vetëm dëshmia e radhës se kjo opozitë nuk e ka hallin as te qytetari e as te shteti. Halli është tjeter kund”, ka shkruar ai në Facebook.

https://m.facebook.com/HekuranMurati/posts/10161091601595522?ref=embed_post&wtsid=rdr_0l2nArQnhYgA7cLGH

Mbledhja e sotme e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka dështuar në mungesë të kuorumit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit