Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se numri i bizneseve që janë hapur në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rekord.
Murati ka thënë se për tre muaj janë regjistruar 3 mijë e 86 biznese të reja.
Duke iu referuar këtyre të dhënave, Ministri ka thënë se ekonomia e vendit po vazhdon zgjerimin përkundër krizave globale.
“Në tremujorin e parë të vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 3,086 biznese të reja, që paraqet shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë.
Lajmi tjetër i mirë është që në sektorin e prodhimit janë hapur 353 biznese të reja, gjë që e bën sektorin e dytë, menjëherë pas tregtisë.
Sipas komunave, prin Prishtina me 862 biznese të hapura, që len pas Ferizajn me 267 biznese të hapura, kurse në vendin e tretë është Prizreni me 261 biznese të hapura” ka shkruar Murati.