Miministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se nga sot ka filluar zbatimi i mbulimit të kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.
Ai ka thënë se polica 1-mujore e sigurimit përfshuin të gjitha automjetet deri në 9 pasagjerë.
“Nga sot, 1 korrik, ka filluar zbatimi i mbulimit të kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje. Polica 1-mujore e sigurimit për të gjitha automjetetet deri në 9 pasagjerë mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare hyrëse. Mirë se vini në Kosovë”, ka thënë Murati.