Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, ka thënë se opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit, duke penguar procesin demokratik dhe vonuar formimin e institucioneve të reja.
Murati ka thënë se kjo është “një situatë paradoksale”, sepse nëse opozita s’e voton kryetaren e Kuvendit, edhe VV-ja mundet të mos i votojë nënkryetarët.
Sipas tij, kjo nuk do të duhej të ndodhte sepse “konstituimi i Kuvendit është pluralizëm demokratik”.
“Totalisht të painteresuar që të konstituohet Kuvendi. Të gjithë pajtohemi që Qeveria duhet të formohet nga shumica parlamentare. Praktika e ka treguar se fituesi i zgjedhjeve tenton ta formojë Qeverinë. Te konstituimi i Kuvendit është pluralizëm demokratik. Po e shohim kush po bllokon dhe se po dalin të pavërteta të gjitha pretendimet sepse VV e ka propozuar kandidaten dhe opozita s’po e voton”.