22.7 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Murati: Nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë serbëve në veri të bashkohen me Serbinë

- Advertisement -

Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë serbëve në veri të bashkohen me Serbinë.

Murati tha se në situatën e njëjtë, në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan atje ku janë shumicë serbe dhe kanë vazhdimësi territoriale me Serbinë, do të duhej të zhvillohej i njëjti parim.

“Një prej arsyeve kryesore që kemi kërku shkëputjen nga Jugosllavia ka qenë që ne kemi thënë se jetojmë në një territor homogjen, të pandashëm, prej ta zëmë Preshevës, Kosovës, pjesës të shqiptarëve në Maqedoni, deri në jugun e Shqipërisë ne jetojmë në një territor homogjen ku shqiptarët janë shumicë. Nëse ne e kemi kërku bashkimin, pavarësinë duke u bazu në këto parime ne nuk mund t’ua mohojmë edhe tjerëve, në këtë rast edhe serbëve”, tha Murati.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

 

Të ngjashme

Të fundit