Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murtati, ka thënë se gjatë muajit shkurt janë regjistruar 5 mijë e 54 punëtorë të rinj.
Kjo sipas tij është bërë si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të ri të ATK-së, i cili kërkon që punëtorët të regjistrohen/deklarohen së paku një ditë para se ata të fillojnë punën.
“Fushata e kontrolleve nëpër biznese për punëtorë të padeklaruar po vazhdon. Të gjithë të punësuarit duhet të kontrollojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar në ATK, dhe në rast se jo, të denoncojnë punëdhënësin. Punëdhënësi ka për obligim të deklarojë të gjithë të punësuarit dhe t’u paguajë kontributet me rregull”, ka shkruar Murati në Facebook.