2.1 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Murati: Në 2025 do të faturohet tatimi në pronë për 4 komunat veriore të vendit

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se për herë të parë në 2025 do të faturohet tatimi në pronë për 4 komunat veriore të vendit.

Murati ka falënderuar stafin e Ministrisë së Financave, Punëve dhe Transferëve si dhe stafin e komunave përkatëse për realizimin e kësaj arritje.

“Pas faturave të energjisë elektrike, sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për 4 komunat veriore të vendit. Për herë të parë pas 25 vitesh. Falenderoj stafin e MFPT si dhe stafin e komunave përkatëse për punën e palodhshme në realizimin e kësaj arritjeje”, ka shkruar Murati në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit