8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Murati mohon se ka rënie të numrit të punësuarve gjatë këtij viti

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar ndaj raportimeve në media se në vitin 2023 ka pasur rënie të numrit të punësuarve

Murati ka thënë se sipas të dhënave të fundit të ATK-së për muajin prill 2023 janë deklaruar 7 mijë të punësuar më shumë se sa në tre mujorin e parë të vitit 2022

“Informata e saktë sipas raportit të fundit të ATK-së është se, për muajin prill 2023 janë të deklaruar 395,166 të punësuar, apo rreth 7 mijë më shumë sesa TM1 2022 – nëse duam t’i krahasojmë indikatorët ashtu si duhet”, ka shkruar Murati në Facebook.

Sipas KosovaPress e cila i është referuar të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës,numri i përgjithshëm i të punësuarve në vitin 2023 ka shënuar rënie drastike në Kosovë.

Shprehur në numra, për 28 mijë e 85 vende është ulur numri i të punësuarve në muajin prill të këtij viti krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2022 kanë qenë të punësuar 388 mijë 531 persona, ndërsa, ky numër në prill të vitit 2023 ka rënë në 360 mijë e 446 qytetarë.

Por, Murati duke folur për këto shifra ka thënë se “autori ka bërë krahasim të vendeve të PËRGJITHSHME të punës në TM1 2022, me të punësuarit që kanë punë PRIMARE në prill 2023”, ka sqaruar Murati.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit