16.4 C
New York
Saturday, September 20, 2025

Buy now

Murati merr si referencë statistikat e ASK-së: Kemi përshpejtim të rritjes ekonomike

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ekonomia e Kosovës po vazhdon të rritet.

Murati i është referuar Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku ka thënë se Bruto Produkti Vendor është rritur me 4.58% në tremujorin e dytë të këtij viti.

“ASK dje ka publikuar rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor), e cila shënon 4.58%, e që krahasuar me TM2 2024 e cila ishte 4.32%, len të kuptohet se kemi përshpejtim të rritjes”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, këto shifra “demantojnë pretendimet opozitare për kahjen ekonomike të vendit”.

Të ngjashme

Të fundit