26.2 C
New York
Sunday, July 20, 2025

Buy now

Murati mburret me investimet kapitale të tremujorit të dytë, “shfajësohet” për muajt e kaluar

- Advertisement -

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, shkroi më mburrje për një rritje të shënuar në investimet kapitale gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023.

Sipas tij, ky tremujor ka shënuar një dinamikë rekord me një vlerë prej 110 milionë eurosh, duke e bërë atë nivelin më të lartë të regjistruar deri më tani.

Ai e përshkruan këtë shifër vlerën më të lartë ndonjëherë në vend. Megjithatë, krahasimet totale tregojnë se kjo përbën vetëm një pjesë të historisë së plotë sa i përket trendeve të investimeve kapitale në Kosovë ndër vite duke shpërfaqur në fakt dështimin e qeverisë Kurti në këtë drejtim.

Në një postim në Facebook, Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se tremujori i dytë i vitit ka shënuar “dinamikë rekord të investimeve kapitale”. Ai tha se krahasuar me vitin e kaluar, ka pasur më shumë se dyfishim të dinamikës.

“Krahasuar me vitin paraprak, ka mëse dyfishim të dinamikës, gjë që pritet të shërbejë si impuls pozitiv edhe për rritjen e ekonomisë në TM2, më lart sesa në TM1 ku rritja reale ishte 3.9%. Një fenomen tjetër që vërehet nga grafiku, është një shpenzim më i lartë në kategorinë e kapitaleve në Tremujorin 1 për disa prej viteve paraprake, por që është botërisht e ditur se në muajt e dimrit kushtet atmosferike nuk mundësojnë kryerje të punëve,” – shkroi ai mes tjerash.

Ministri u përkujdes disi të mos përfshijë të dhënat e tre tremujorëve të parë të vitit 2023 derisa u mburr me punën e tij në tremujorin e dytë duke e krahasuar me dështimet e 2022-ës, vit në të cilin pushtetin e mbante qeveria Kurti.

Në grafikën e paraqitur nga ministri Murati, është e vërtetë që në tremujorin e dytë të vitit 2023, Kosova ka shënuar investime kapitale në vlerë 110 milionë që njëherësh përbën edhe vlerën më të lartë ndër vitë.

Megjithatë, ministri Murati ka evituar shumëzimin e tre mujorit të parë edhe tremujorit të dytë të vitit 2023. Kjo sepse shuma totale e vlerës së investimeve kapitale del të jetë 150 milionë euro që është vlerë më e ulët sesa në disa prej viteve paraprake.

Në vitin 2018, vlera e investimeve kapitale ishte 183 milionë euro, ndërsa në vitin 2017 ishte 160 milionë euro.

Në vitin 2018, vlera e investimeve kapitale ishte 183 milionë euro, ndërsa në vitin 2017 ishte 160 milionë euro.

Nivelin e ulët të shpenzimeve kapitale gjatë tremujorit të parë ai ia atribuoi “kushteve të vështira të motit në muajt e dimrit”, sikur i njëjti shpjegim “nuk mund të përdorej” në vitet e Qeverive në të kaluarën.

Shqetësuese mbetet po ashtu shifra totale e investimeve kapitale për vitin 2022, duke arritur vetëm 79 milionë euro. Ky shifër tregon një rënie të konsiderueshme në krahasim me vitet e mëparshme.

Të ngjashme

Të fundit