Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se të mërkurën do të ekzekutohen mjetet financiare për pensionistët që jetojnë në Kosovë.
Përveç kësaj, Murati ka njoftuar se të njëjtat llogari mund të përdoren për të marrë ndihmë nga Serbia.
“Nesër të gjithë pensionistët serbë të Kosovës do ta marrin pensionin nga Thesari i Kosovës në llogarinë e tyre bankare, ashtu siç bëjnë çdo 15 të çdo muaji. Të njëjtat llogari mund të përdoren për të marrë ndihmë nga Serbia. Por Beogradi dëshiron të vazhdojë transferimet e parave të pagjurmueshme”, ka shkruar Murati.