Home Lajme Murati justifikon mungesën e projekteve të mëdha: S’kanë qenë as për 20 vjet

Murati justifikon mungesën e projekteve të mëdha: S’kanë qenë as për 20 vjet

0
Murati justifikon mungesën e projekteve të mëdha: S’kanë qenë as për 20 vjet

Gjatë një interviste në emisonin “Context” në ATV, gazetari Leart Hoxha i kërkoi ministrit të Financave, Hekuran Murati, të përmendte disa nga projektet konkrete të realizuara nga Qeveria e Kosovës gjatë mandatit të saj.

Murati deklaroi se Qeveria ka realizuar “qindra projekte” dhe veçanërisht theksoi një listë me mbi 200 projekte në fushën e sportit.

Hoxha e sfidoi duke ngritur çështjen e mungesës së investimeve në infrastrukturë madhore, si ndërtimi i një Teatri Kombëtar apo i një stadiumi kombëtar.

“S’ka Teatër Kombëtar, s’ka stadium kombëtar, s’ka stadium normal në asnjë komunë,” tha Hoxha.

Në vend të një përgjigjeje projektet e realizuara, Murati u mor sërish me dështimet e qeverive të mëparshme.

“S’kanë qenë as për 20 vjet të gjitha këto që po i përmend”, tha Murati.

Exit mobile version