Gjatë një interviste në emisonin “Context” në ATV, gazetari Leart Hoxha i kërkoi ministrit të Financave, Hekuran Murati, të përmendte disa nga projektet konkrete të realizuara nga Qeveria e Kosovës gjatë mandatit të saj.
Murati deklaroi se Qeveria ka realizuar “qindra projekte” dhe veçanërisht theksoi një listë me mbi 200 projekte në fushën e sportit.
Hoxha e sfidoi duke ngritur çështjen e mungesës së investimeve në infrastrukturë madhore, si ndërtimi i një Teatri Kombëtar apo i një stadiumi kombëtar.
“S’ka Teatër Kombëtar, s’ka stadium kombëtar, s’ka stadium normal në asnjë komunë,” tha Hoxha.
Në vend të një përgjigjeje projektet e realizuara, Murati u mor sërish me dështimet e qeverive të mëparshme.
“S’kanë qenë as për 20 vjet të gjitha këto që po i përmend”, tha Murati.