23.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Murati jep një lajm të mirë për familjet me asistencë sociale

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës do të ndajë para shtesë për blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje gjatë dimrit për përfituesit e asistencës sociale.

Lajmin e ka bërë të ditur i pari i ministrisë së Financave, Hekuran Murati.

Mbështetja financiare për këtë masë vjen nga Pakoja Energjetike e finacuar nga Bashkimi Evropian, e cila kap vlerën 75 milionë euro në total”, ka shkruar Murati.

Shkrimi i plot i Muratit:

Secila familje që është përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë edhe mbështetje shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit, përkatësisht blerjen e druve të zjarrit.

Në kuadër të mbështetjes së familjeve në nevojë për të tejkaluar dimrin me sa më pak vështirësi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam ndarjen e 5 milionë eurove nga Pakoja Energjetike e Bashkimit Evropian, mbështetje shtesë për familjet në asistencë sociale.

Mbështetja financiare për këtë masë vjen nga Pakoja Energjetike e finacuar nga Bashkimi Evropian, e cila kap vlerën 75 milionë euro në total.

Gjate ditëve në vijim do të bëhet verifikimi i listave dhe MFPT do të njoftojë me kohë edhe përfituesit në lidhje me zbatimin e kësaj mase.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit