Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati derisa ka shpërnda shkrimin e shefit të tij Albin Kurti për çështjen e pagës minimale që nga janari do të bëhet 425 euro bruto, tha se kjo është Qeveria e vetme që mendon për punëtorët e sektorit privat.
“Qeveria e vetme që mendon edhe për punëtorët e sektorit privat”, ka shkruar Murati.
Edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë ditës u lavdëruar me Qeverinë që drejtoi nga 2021-ta, duke thënë se është e vetmja qeveri e cila brenda mandatit të saj rriti pagën minimale tre herë.
“Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri. Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje. Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë se një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë”, shkroi Kurti






