Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati nuk ka vonuar për të dalë me reagim pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi pro bartjes së 28 milionë eurove nga viti i kaluar.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ia ka atribuar këtë zhvillim si meritë të partisë së tij.
“Sot, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje e votuan bartjen e të hyrave vetanake në Kuvendin Komunal të Prishtinës.Pra atë që nuk e bëri Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e bëri Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, për të zhbllokuar pagesat për shërbimet esenciale publike”.
“Sepse, siç është vërtetuar tash e sa herë, për Lëvizjen Vetëvendosje interesat e qytetarëve çdoherë kanë prioritet”, shkruan ai.






