Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati është shprehur optimist se do të votohet formimi i Qeverisë “Kurti 3”.
“Sot është ditë shumë e rëndësishme sepse kemi momentin kur votohet qeveria e që është kulmimi i procesit zgjedhor, kemi pas mjaftë vonesa deri më tani diku 6 muaj, prej datës kur është konstitu kuvendi deri më tani e 5 prej tyre kanë qenë vonesat dhe pezullimet që i ka bërë Gjykata Kushtetuese. Po besoj që sot në këtë ditë të rëndësishme deputetët të cilat i përfaqësojnë qytetarët që i kanë votu ta ushtrojnë të drejtën e tyre” , tha ai teksa hynte në Kuvendin e Kosovës, aty ku në ora 10:00 pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme ku në rend dite ka të vetmen pikë, atë për formimin e Qeverisë.






