Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ngrerë alarm të madh se Komuna e Prishtinës ka mbetur pa buxhet dhe se gjendja ka kaluar në nivele “jo njerëzore” dhe “thellësisht e rrezikshme”.
Bllokadën e buxhetit ai e quajti “të qëllimshme” dhe jo thjesht vonesë procedurale.
Ndaj akuzave të Ramës reagoi ish-ministri i Financave, Hekuran Murati duke insistuar se fajtor për situatën është vetë LDK-ja. Ai i bëri thirrje Ramës “t’i kërkojë partisë së tij, LDK-së, që të kryejë obligimin kushtetues e të votojë për konstituim të Kuvendit.”