17.4 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Murati i reagon Hotit: Propaganda nuk kalon

- Advertisement -

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 milionë euro për shkak të inflacionit, porse një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe me kategoritë e tjera të shoqërisë.

Hoti më herët ka thënë se qeveria ka neglizhuar mijëra njerëz nga kategori të ndryshme – përkundër përballjes me inflacionin, si arsimtarët, mjekët, policët, shërbyes civilit, ushtarët, pensionistët, familje në asistencë, veteranët e luftës e kategori të tjera.

E këtë pretendim të Hotit, ministri Murati e ka vlerësuar si “propagandë të LDK-së”.

“LDK-ja vazhdon propagandën me shpresë që nëse e përsërisin mjaftueshëm, ndoshta dikush fillon dhe e beson. Kësaj radhe Avdullah Hoti paska thënë të pavërteta rreth buxhetit të vitit 2023. Po i njëjti raport të cilit po i referohet Avdullahu, tregon që kategoria buxhetore e pagave në sektorin publik në vitin 2023 është rritur për 114 milionë euro krahasuar me vitin paraprak, apo 17% rritje mesatare vjetore.  Kur Avdullahu ka qenë ministër i Financave, pagat i pati rritur për vetëm 4% në tërë mandatin, apo 15 euro për shumicën e shërbyesve publikë”, ka shkruar Murati në Facebook.

Tutje Murati ka thënë se Hoti gjatë pandemisë ka shpenzuar 70 milionë për pronarët e bizneseve.

“Po i njëjti raport të cilit po i referohet Avdullahu, tregon që për pensionistët dhe për fëmijët, në vitin 2023 Qeveria Kurti ka ndarë 70 milionë euro shtesë, nga 100 euro për secilin. Kurse familjet në asistencë sociale për herë të parë janë mbështetur për blerjen e druve për ngrohje me 5 milionë euro.  Kur Avdullahu ishte kryeministër në vitin 2020, 70 milionë euro i pati shpenzuar në emër të mbështetjes në pandemi, por ato para nuk patën shkuar as për pensionistë, as për fëmijë, e as për punëtorë madje. Përfitues të atyre 70 milionëve ishin pronarët e bizneseve, e ndër ta përfituesit më të mëdhenj ishin ata që në pandemi kishin fitimet më të mëdha – supermarketet.  Propaganda nuk kalon”, ka shtuar Murati.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit