7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Murati i reagon Haradinajt: Paske thënë shumë të pavërteta, sa më poshtë që dalin në sondazhe aq më të pashpresë bëhen

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt në lidhje me deklaratat e fundit për shpenzimet e udhëtimeve jashtë vendit.

Sipas Ministrit, këto deklarata janë të pavërteta dhe se e vetmja herë kur shpenzimet për udhëtime jashtë vendit kanë prekur shifrën 12 milionë euro, ka qenë kohën kur qeverinë e udhëhiqte Haradinaj.

‘’ Sipas Haradinajt, Qeveria Kurti i ka rritur këto shpenzime në 12 milionë euro, nga 5 milionë euro sa paskan qenë në kohën kur ka qeverisur Haradinaj.

E vërteta është se e vetmja herë kur shpenzimet për udhëtime jashtë vendit kanë prekur shifrën 12 milionë euro, ka qenë pikërisht në kohën kur qeverinë e udhëhiqte Haradinaj – në vitin 2018 (grafikoni 1). ‘’ ka shkruar Murati.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit