6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Murati i reagon Abdixhikut: Kjo çfarë po bën LDK-ja është vetë definicioni i propagandës

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qeveria që drejton kryeministri Albin Kurti është duke bërë propagandë.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se çka po bën LDK-ja është “definicion i propagandës”.

“Janë çu i madh e i vogël në LDK tash e disa ditë duke dredhë numra e grafikona, vetëm e vetëm që t’a bindin ndokë se rrenat e tyre janë të vërteta. Në fakt, kjo çfarë po bën LDK-ja është vetë definicioni i propagandës – që një rrenë duhet të përsëritet mjaftueshëm derisa të fillojë të bëhet e besueshme”, shkroi Murati.

Murati pati reagim edhe ndaj asaj që tha kreu i LDK-së për investimet kapitale që janë më të ultat gjatë qeverisjes Kurti në histori të Kosovës.

“Për investimet kapitale, të vërtetën e thotë raporti zyrtar financiar, i cili edhe auditohet – investimet kapitale buxhetore për vitin 2023 janë 561 milionë euro”.

“Lumiri në anën tjetër po mundohet të na bindë që kjo nuk qenka e vërtetë sepse sipas tij ne i paskemi llogaritë edhe investimet e realizuara nga komunat, e që sipas tij “shumica udhëhiqen nga LDK-ja””, shtoi më tej Murati.

Murati bëri një sqarim duke e kundërshtuar atë se çka ka deklaruar Abdixhiku, që sipas tij, janë 11 për qind investime kapitale në tre vjet.

“E para, investimet kapitale buxhetore çdoherë llogariten duke përfshirë të gjitha nivelet. Për analiza më të detajuara, mund edhe të bëhet zbërthim në mes të nivelit qendror a lokal, e madje edhe njësi për njësi. Ju mund të bëni çfarëdo zbërthimesh që doni, përderisa e shpalosni saktë se çfarë shifra po prezantoni. Por kushdo që thotë se investimet kapitale buxhetore për vitin 2023 nuk janë 561 milionë euro, po e thotë të pavërtetën”.

“E dyta, nëse investimet kapitale të komunave në vitin 2023 qenkan 210 milionë euro, kurse në vitin 2017, që LDK-ja e merr si referencë, kanë qenë 110 milionë euro, atëherë demantu për demantu, kjo e demnaton vetëm propagandën e opozitës që komunat nuk po përkrahen me buxhet nga Qeveria Kurti. Pra me fjalë të veta, LDK po e pranon që në Qeverinë Kurti komunat kanë pasur dyfish më shumë buxhet sesa kur ka qeverisur LDK-ja”.

“Dhe e treta, Lumiri na bën pak me humor për investimet kapitale në komunat e LDK-së . Në Komunën e Prishtinës, ku deri së fundmi i kishim bashkë LDK e PDK, dhe ku e kishin shansin ideal të tregonin shembullin se sa të aftë janë për qeverisje, për vitin 2023 realizimi i buxhetit për investime kapitale ka qenë 42%. Vetëm Fushë Kosova është më keq. Këtu me sa shihet nuk u ka ndihmuar fare as konsulenca e shtrenjtë deri në abuzim, në vlerë 12 milionë euro. (A na tregon Lumir cili është rezultati i kësaj konsulence tash e një vit, me kosto 4 milione euro/vit?)”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit