22.9 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Murati fajëson opozitën: Nuk ka ndryshim të rendit të ditës, është shpifje

- Advertisement -

Në seancën e 42-të ku dështoi përsëri konstituimi i Kuvendit, seputeti i VV-së, Hekuran Murati thotë se opozita po vazhdon me shkeljen e Kushtetutës.

“Është për keqardhje qëndrimi i vazhdueshëm i partive opozitare dhe shkelja e Kushtetues në vazhdimësi”.

Murati thotë se nuk u ndryshua rendi i ditës, por është vetëm pretendim, dhe shpifje e opozitës.

“I dëgjuat derisa tentonin të uzurponin foltoren duke pretenduar se ka shkelje kushtetuese kur në fakt kryesuesi i seancës e theksoj qartë se bëhet fjalë për pikën 3 të rendit të ditës që është votimi i kryetarit të Kuvendit. Pra nuk ka ndryshim të rendit të ditës. Është shpifje, e pavërtetë”, tha Murati.

Të ngjashme

Të fundit