Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, tha se Gjykata Kushtetuese thotë se “votimi i fshehtë është i lejuar, është në përputhje me Kushtetutën dhe deputetët janë të obliguar të jenë prezentë dhe të marrin pjesë në votim”.
Pas ndërprerjes së përsëritur 39 herë të seancës konstituive, Murati, ekonomist, ministër në Detyrë i Financave tha se juristët e partive të tjera, që po e interpretojnë ndryshe nga LVV-ja aktgjykimin, “nuk kanë njohuri”.
“Ne tashmë kemi dëgjuar që ata prezantojnë apo pretendojnë që përmes juristëve të cilët i konsiderojnë si më të mirët të grupeve të tyre, qoftë PDK, qoftë LDK, të japin interpretime mbi interpretimin e Gjykatës Kushtetuese që gjoja votimi i fshehtë na qenka i ndaluar. Por nuk e kemi parë asnjë prej tyre që të ofrojë qoftë edhe një paragraf të vetëm në tërë aktgjykimin ku thuhet një gjë e tillë. Pra është e pavërtetë, është e pasaktë. Ndoshta në jetën private edhe mund të jenë juristë të mirë, mirëpo e kemi parë që në praktikën dhe rregullat parlamentare nuk kanë edhe shumë njohuri”, tha ai.
Murati tha se “kur votohet në mënyrë të fshehtë, nuk ka nevojë të ketë pikë shtesë në rendin e ditës”. Kjo, ajo tha se “është e vetëkuptueshme”.