12.8 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Murati: E drejta për të pasur kryeparlamentarin i takon ekskluzivisht partisë fituese

- Advertisement -

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, deklaroi se e drejta për të propozuar dhe pasur kryeparlamentarin i takon ekskluzivisht partisë fituese, sipas Kushtetutës dhe interpretimit nga Gjykata Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se situata aktuale ngjan me rastin e mëhershëm të bllokadës për konfirmimin e mandateve, ku në fund opozita u pajtua me qëndrimin e VV-së dhe votoi unanimisht.

“Ajo çka duhet të kuptojnë edhe subjektet opozitare që janë në kuvend është se sipas Kushtetutës, interpetimeve nga Gjykata Kushtetuese e drejta për të propozuar dhe pasur pozitën e kryekuvendarit i takon ekskluzivisht partisë fituese. Ne po presim ngjashëm si rasti i mëhershëm i bllokadës së kuvendit për raportin e verifikimit të mandateve edhe që në fund pastaj opozita u pajtua me qëndrimin tonë dhe u detyruan ta votojnë unanimisht ngjashëm e kemi edhe situatën tani. Ka një mospajtim me partitë opozitare me rezultatin zgjedhor”, tha Murati

Të ngjashme

Të fundit