5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Murati dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KEK nënshkruan dy marrëveshje me vlerë totale mbi 60 milionë euro për financimin e projektit të energjisë solare

- Advertisement -

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Z. Bekir Gërguri kanë nënshkruar dy marrëveshje me vlerë totale mbi 60 milionë euro për financimin e projektit të energjisë solare I (Solar4Kosovo).

Ky projekt parasheh ndërtimin e një impianti fotovoltaik diellor me kapacitet të instaluar deri në 100 MW, që do të prodhojë rreth 152 GWh energji në vit. Synimi kryesor është rritja e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe ulja e ndikimit në ambient nga prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë.

Pjesë e projektit është instalimi i paneleve solare në fushat e ish-deponisë së hirit të KEK-ut, afër termocentraleve. Para instalimit, rreth 150 hektarë të ish-deponisë së hirit në afërsi të Kosova A dhe deponisë së hirit “Dragodan” do të rivitalizohen. Përveç kapacitetit të shtuar për prodhimin e energjisë elektrike, ky projekt do të ndihmojë KEK-un në rritjen e nivelit të menaxhimit të burimeve të energjisë, si dhe në zhvillimin e kapaciteteve për investime në burime të diversifikuara të energjisë në të ardhmen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit