3.7 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Murati deklarohet pas përleshjes në Kuvend

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murarati ka lëshuar Kuvendin e Kosovës pas përleshjes që ndodhi ndërmjet pozitës e opozitës, raporton Ekonomia Online.

I pyetur se si ndodh i gjithë rasti tha se “po besoj që i keni pa të gjitha”, madje iu tha gazetarëve që duan ta përcjellin deri në zyrë mund ta bëjnë një gjë të tillë.

E përleshja ka nisur teksa po mbante fjalim kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e largoi nga foltorja pankartën “Zdravo” të vendosur nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në atë moment, shihet deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku që afrohet te foltorja dhe e lagë me ujë kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi.

Ky i fundit më pas shihet duke e goditur me shishe në fytyrë deputetin Lushtaku.

Pastaj aty janë ofruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të opozitës të cilët janë përfshirë në rrahje.

Përderisa kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thirrur Policinë që të futet në sallë

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit