10.7 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Murati: Buxheti për RTK-në, Prishtinën e ai për vitin 2026 po mbahen të bllokuara nga opozita

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti për RTK-në, ai për prishtinën, Gjilanin e Zubin Potokun, si dhe buxheti për 2026 dhe Plani i Rritjes i BE-së po mbahen të bllokuara nga opozita.

Murati pretendoi se opozita po refuzon t’i krijojë komisionet parlamentare për t’i kaluar këto.

“Buxheti për RTK-në; Buxheti për 2025 i Prishtinës, Gjilanit, e Zubin Potokut; Buxheti për vitin 2026; Plani i Rritjes i BE-së; Marrëveshja me Bankën Botërore. Të gjitha këto po mbahen të bllokuara sepse opozita po refuzon me i kriju komisionet parlamentare të përhershme (të cilat nuk varen nga përcaktimi pozitë/opozitë)”.

Pa një qeveri me legjitimitet të plotë nuk është e qartë që, për shembull, buxheti për vitin 2026 mund të miratohet në Kuvendin e ri.

Shumë ekspertë ligjorë vlerësojnë se Qeveria në detyrë nuk mund dhe nuk ka kompetenca për të propozuar buxhet për miratim në Kuvendin e ri të vendit.

Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026, duke qenë e vetëdijshme se ai mund të mos miratohej në Kuvend.

Për këtë veprim të qeverisë, dhjetëra organizata të shoqërisë civile thanë se veprimi i i Qeverisë në detyrë për procedimin dhe miratimin e projektligjit për buxhetin bie në kundërshtim me kërkesat ligjore të përcaktuara në Ligjin e Qeverisë dhe vetë Kushtetutën e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit