29.1 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Murati akuza opozitës për “ligjin e kontrabanduar”, VV e kishte miratuar në 12 të natës me shmangie nga rregullorja

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka vazhduar kritikat e tij drejtuar partive të ish-opozitës, ku kësaj here i ka fajësuar këto të fundit për bllokimin e integrimit të Kosovës në SEPA, i cili është sistem evropian i pagesave që mundëson transferta ndërkombëtare të parave me kosto minimale.

Murati ka thënë se ky bllokim nga opozita është bërë pasi që nga kjo e fundit, projektligji në fjalë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

‘‘Aktiviteti bllokues i opozitës nuk ka filluar vetëm tash me bllokimin e konstituimit të Kuvendit.  Për shembull, opozita e ka bllokuar edhe integrimin e Kosovës në SEPA, duke dërguar në Gjykatë Kushtetuese ligjin për Shërbimet e Pagesave, ligj i cili është transpozim i direktivës së BE-së dhe njëkohësisht parakusht për integrim në SEPA.  SEPA është sistemi evropian i pagesave që mundëson transferta ndërkombëtare të parave me kosto minimale. Rreth 50 milionë euro tarifa në vit do të kursenin bizneset dhe diaspora jonë, nëse do të anëtarësoheshim në SEPA. A mos vallë edhe për këtë i ka fajet Albin Kurti?’’, ka shkruar ai në njërin nga postimet e bëra.

Në deklarimin tjetër, ministri në detyrë, ka thënë se kursimet e bizneseve sipas tij, nga SEPA, do të ishin rreth 29 milionë euro.

‘‘Rreth 29 milionë euro kosto të transfereve do t’i kursenin bizneset me integrimin e Kosovës në SEPA. Procesi i integrimit në SEPA eshtë bllokuar sepse opozita e ka dërguar ligjin në Kushtetuese.  A din kush të më tregojë nëse ndonjë nga odat ekonomike ka lëshuar ndonjë komunikatë apo reagim ndaj opozitës për këtë dëm financiar që u është bërë bizneseve? Po televizionet e portalet a kanë informuar apo diskutuar për këtë bllokim dhe rëndesë ndaj bizneseve?’’, ka deklaruar ai në postimin tjetër të tij.

Megjithatë, Murati ka ‘harruar’ arsyen se pse ky ligj, dhe disa të tjera, ishin dërguar në Kushtetuese në atë kohë.

Bëhet fjalë për seancën e 5 dhjetorit të vitit të kaluar, seancë e cila ishte thirrur në orët e vona, dhe se njëjta, ishte cilësuar si e pakuptimtë.

Madje, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës asokohe Besnik Tahiri, kishte thënë se seanca në fjalë dhe ajo çfarë kishte ndodhur ishte “puçi parlamentar dhe shembja e demokracisë”.

Po Tahirit, reagim tjetër ishte bërë edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, më saktësisht nga shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri.

Ai kishte njoftuar se do t’i dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese 20 Ligjet e miratuara, në këtë seancë.

I njëjti, kishte veprimet e pushtetit i kishte vlerësuar si shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e Rregullores së Kuvendit.

‘‘Të enjten e javës që shkoi, shumica parlamentare duke vepruar në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Regullores së Kuvendit, miratoi njëzetë (20) ligje të cilat, përveçse u karakterizuan me abuzimin dhe shkeljen e procedurës parlamentare, cenuan edhe rolin, mandatin dhe funksionin e deputetëve si përfaqësues të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli. Duke e vlerësuar të patolerueshme një sjellje të tillë të shumicës parlamentare e cila brenda ditës improvizoi disa seanca në të cilat u dhunua instituti i shqyrtimit parlamentar të ligjeve (siç e përcakton Kushtetuta), kemi vendosur që njëzetë ligjet e miratuara në seancat e datës 05 dhjetor 2024 t’i kontestojmë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Një vendim i tillë, për të ngritur para kësaj gjykate kërkesat për vlerësimin e kushtetushmërisë së këtyre ligjeve, para së gjithash, paraqet vazhdimësi të punës dhe angazhimit konsistent të PDK-së në mbroje të rendit kushtetues dhe vlerave demokratike mbi të cilat është ngritur dhe qëndron Republika jonë’’, kishte shkruar ai mes tjerash.

lokimin e integrimit të Kosovës në SEPA, i cili është sistem evropian i pagesave që mundëson transferta ndërkombëtare të parave me kosto minimale.

Të ngjashme

Të fundit