3.4 C
New York
Wednesday, February 25, 2026

Buy now

Murat Jashari: Nuk kam ambicie për President

- Advertisement -

Ditëve të fundit është spekuluar në opinion se një anëtar i familjes Jashari do të jetë kandidat për President të Kosovës.

Por, Murat Jashari, i cili u përfol si kandidat i mundshëm për të parin e shtetit, ka hedhur poshtë mundësinë që ai të jetë në këtë periudhë kandidat.

Ai deklaroi për VOX Kosova se nuk ka ambicie për këtë pozitë.

“Ju kam treguar se s’kam ambicie politike. Familja Jashari iu takon të gjithë shqiptarëve. Po në mes të të qenit në pozita publike dhe profesionit që kam, dhe pjesë e familjes që jam, unë i zgjedhi këto të tjerat”, u shpreh Jashari gjatë kësaj interviste.

“Runa Zot, naj luftë civile, naj rreziku të madh kombëtar, ku cënohet bërthama e kombit tonë, atëherë kush jam unë mos me sakrifiku për këtë vend, ama jo me keqpërdorë emrin e familjes Jashari”, theksoi ai

Të ngjashme

Të fundit