Ismet Munishi nuk arriti ta përfundonte sezonin si trajner i Gjilanit, duke u larguar krejt në fund të edicionit.
Ai udhëhoqi gjilanasit drejt vendit të dytë, duke ia siguruar garimin në kualifikimet e Conference League
Ndërkohë, të shumta kanë qenë spekulimet rreth marrjes së drejtimit të Prishtinës nga Ismet Munishi.
E këtyre raportimeve tani u është përgjigjur vet trajneri me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.
“E ku ka më mirë se ne vendlindje. Qyteti pa lum !!!”, shkroi Munishi, duke ia bashkangjitur një fotografi së bashku me gruan e tij.