9.9 C
New York
Thursday, May 22, 2025

Buy now

“Munguan veç lulet në mes të tavolinës – Ata e dijnë që po bëjnë marre”, Baton Haxhiu kritikon RTK-në për intervistën me Kurtin

- Advertisement -

Gazetari Baton Haxhiu e ka kritikuar ashpër RTK-në për intervistën e mbrëmshme me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Haxhiu tha se RTK e di që po bën marre, por nuk kanë më turp.

Ai tha se në intervistë duhet të jetë elementi që e sfidon të paktën personin që intervistohet.

“Në intervistë ti e sfidon të paktën profesionalisht”, tha Haxhiu për realizimin e intervistave.

“Intervistën nuk e di ju si gjeneratë a e keni përjetuar me lulet në mes të tavolinës, kur është një kryetar apo një kryeministër që është intervistu nga një gazetar. Intervistës i kanë munguar vetëm lulet si lloj gjesti të mikpritjes së njeriut të parë nga ata të cilët nuk e pyesin, por konstatojnë gjëra që ai dëshiron. Kaq sa i përket intervistës”, tha Haxhiu në Pressing.

“Nuk po i vjen marre më kerkujna, ky është problemi. Ata e dinë që po bëjnë marre, por nuk kanë turp më për kurgjë”, tha Haxhiu.

Të ngjashme

Të fundit