8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Mungon vetëm firma, ish-mbrojtësi i Arsenal e Borussia Dortmund pranë kalimit në La Liga

- Advertisement -

Mungon vetëm firma, por ajo pritet të vijë së shpejti. Qendërmbrojtësi grek, Sokratis Papastathopoulos do të bëhet mbrojtësi më i ri i “bardhjeshilëve” spanjollë të Real Betis, teksa pritet të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024.

Qendërmbrojtësi 35-vjeçar grek planifikon t’i nënshtrohet testeve të zakonshme mjekësore këtë të enjte përpara njoftimit zyrtar të nënshkrimit të tij, duke u rikthyer kështu në fushën e blertë, pas largimit nga Olympiacos qershorin që sapo lamë pas.

Që nga momenti që u konfirmua dëmtimi i rëndë i Bartra, i cili iu nënshtrua një operacioni dhe do të qëndrojë jashtë fushës për disa muaj, drejtuesit e Betis nisën të punonin për mundësinë e inkorporimit të një qendërmbrojtësi të lirë, që ishte kushti thelbësor për të qenë në gjendje të regjistrohej pa pritur merkaton e dimrit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit