Për herë të pesë me radhë nuk është arritur që të realizohet konstituimi i Komisionit Hetimor për rezervat.
Kjo për shkak të mungesës së anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosjes.
Kryesuesi i këtij Komisioni Rashit Qalaj, tha se është shqetësuese se si partia në pushte është duke bojkotuar konstituimin e Komisionit. Ai tha se kanë dërguar kërkesë në Zyrën Ligjore të Kuvendit që të tregohet se si duhet që të veprohet pas bojkotimit të deputetëve të VV-së.
Në anën tjetër deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku tha se i kisha bërë thirrje Albin Kurti që t’i lëshoj nxënësit që të vijnë në orën e mësimit.
Deputeti i AAK-së, Pal Lejka, tha se VV-ja është duke fshehur keqpërdorimet.
Ndërkaq takimi i radhës për konstituimin e këtij Komisioni u vendos që të mbahet përsëri të etjen në orën 09:30.