1 C
New York
Sunday, January 18, 2026

Buy now

Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë pas një problemi shëndetësor

- Advertisement -

Akademia e “Flakës së Janarit” , e dedikuar këtë vit për përkujtimin e masakrës së Reçakut, u zhvillua sot në Gjilan.

Aty ishte paraparë të merrte pjesë edhe ambasadori William Walker, i cili më 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) duke dokumentuar krimet që ishin bërë në Reçak.

Kurti veçoi rolin e ambasadorit William Walker, i cili denoncoi këtë krim kundër njerëzimit dhe bëri të mundur që e vërteta për ngjarjet të shpërndahej ndërkombëtarisht.

Ai  gjatë ceremonisë bëri të ditur se bashkëshortja e ambasadorit Walker  ka pësuar problem shëndetësor, duke pamundësuar edhe ardhjen e konfirmuar të ambasadorit William Walker në këtë akademi.

Kurti tha se bashkëshortja e Walker po trajtohet në emergjencën e komunës së Vitisë.

“Me këtë rast i bashkëngjitem urimeve për shëndetin e gruas së tij, e cila për shkak të një problemi shëndetësor ndoshta edhe arrest kardiak është duke u trajtuar në emergjencë në komunën e Vitisë dhe shpresojmë në rikuperim të plotë dhe të shpejtë të saj”, tha Kurti në ceremoni.

Të ngjashme

Të fundit