Pas 6 viteve mungesë në tregun muzikor, Beyonce Knowles-Carter do të kthehet në botën e muzikës.
40-vjeçarja e cilësuar si mbretëresha e muzikës Pop, tha për revistën “Vogue” se shumë shpejt do të publikojë këngë të reja.
Albumi i fundit i Beyonce ka qenë “Lemonade”, në vitin 2016. Albumi i shtatë në karrierë që do të dalë në treg shumë shpejt, do të quhet “Renaissance”. Në këtë album do të ketë plot 16 këngë.